
SHBA sanksionon kompaninë “Cytrox” në RMV/ Lidhje në krijimin e softuerit “Predator” për përgjim
Kompania “Sajtroks” (Cytrox AD) me seli në Maqedoninë e Veriut, së bashku me katër kompani të tjera dhe dy persona fizikë, janë sanksionuar nga Departamenti për kontroll të mjeteve të huaja në Ministrinë e Financave të Shteteve të Bashkuara, për një rol në zhvillimin e softuerit të përgjimit “Predator”.
Përveç “Sajtroks”, nën sanksione është vendosur edhe kompania greke “Inteleksa S. A”, kompanitë “Inteleksa Limited” dhe “Talestris Limited” nga Irlanda dhe kompania hungareze “Sajtroks Holding”, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Të gjitha kompanitë, sipas Ministrisë së Financave të SHBA-së, ishin të lidhura me konsorciumin “Inteleksa” për sa i përket zhvillimit, funksionimit dhe shpërndarjes së teknologjisë komerciale, softuerin spiun të përdorur për të targetuar amerikanët, duke përfshirë përfaqësues qeveritarë, ekspertë politikash dhe gazetarë.
“Përhapja dhe keqpërdorimi i softuerit spiun komercial paraqet rreziqe në rritje të sigurisë për SHBA-në. Aktorët e huaj kanë keqpërdorur një softuer të tillë spiun për të mundësuar shkelje të të drejtave të njeriut dhe targetimin e disidentëve në nivel global për represion dhe hakmarrje”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Metju Miller.
SH.A. “Sajtroks” u shtua në listën e entiteteve të Departamentit të Tregtisë më 18 korrik 2023, për trafikim të shfrytëzimeve kibernetike, të cilat përdoren për të fituar qasje në sistemet e informacionit, duke kërcënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në mbarë botën.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating