
Xhaferi: Kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, qytetarët kanë kohë të pajisen me dokumente personale
Kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, gjatë muajit mars qytetarët mund të paraqesin kërkesë dhe të pajisen me dokumente përkatëse. Kështu tha kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në një konferencë për media në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se si do ta ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale ata që nuk kanë dokumente të vlefshme personale dhe a do ta pranojë Qeveria propozimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që pasaportat të vazhdojnë të jenë të vlefshme për identifikim gjatë ditës së votimit.
“Statistikat që janë treguese për punën e MPB-së thonë se nga 1 shkurti deri më 29 shkurt janë bërë gjithsej 123.983 kërkesa për dokumente udhëtimi, prej të cilave janë lëshuar 95.267 dokumente udhëtimi. Për letërnjoftime janë pranuar 82 235, letërnjoftime të lëshuara 71 410, për patentë shoferi janë 46 280 dhe janë lëshuar 39 552”, thotë kryeministri teknik.
”Me dinamikën e deritanishme të nxjerrjes së dokumenteve, ata 100 mijë persona që nuk kanë dokument, gjatë muajit mars mund të pajisen të gjithë me dokumentet përkatëse”, tha Xhaferi.
Sipas tij, prioritet duhet t’i jepet së pari të drejtës së qytetarit për të nisur një kërkesë në kohë dhe të duhur për të pasur një dokument dhe më pas, siç tha ai, është obligim i tyre që të dalin me një vendim të duhur se si do të veprojnë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) propozon që të futet një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor që do t’u mundësojë qytetarëve nga vendi dhe jashtë vendit që në zgjedhjet e ardhshmetë votojnë me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues të cilave nuk u ka skaduar ende vlefshmëria.
Kjo dispozitë, siç tha para dhjetë ditësh kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski,do të vlejë vetëm për zgjedhjet e sivjetshme dhe mbi të gjitha do të vlejë për qytetarët të cilët kanë letërnjoftim të pavlefshëm.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating