
Lazim Destani: Urime 7 Marsin, gjithandej trojeve shqiptare!
Kontributi i madh i z. Lazim Destanit nuk ka munguar në asnjë fushë të jetës asnjëherë, me vite, e as në fushën e arsimit, e cila është përballur me sfida të ndryshme të kohës, duke i ndihmuar shkollat dhe arsimtarët edhe materialisht, vetëm e vetëm që të mos ndalet puna në edukimin e brezave dhe në përhapjen e dijes, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare, shkruan Kosovarja .
Ju kujtojmë se biznesmeni i njohur, filantropi dhe Ambasadori i Kombit, Lazim Destani, asnjëherë nuk i harron ditët e as datat e mëdha, të cilat shënojnë suksese, vendime, histori kombëtare.
Edhe sot, në përvjetorin 137 të hapjes së Shkollës së Parë Shqipe, mësimdhënësve ua uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, ku me pietet të lartë, për këtë datë e ditë historike, pos të tjerash, z. Destani thotë:
“Sot kujtojmë kontributin e mësimdhënësve e të pishtarëve të arsimimit të brezave të shumtë. Pa i harruar as vitet 90, kur bota u mahnit me punën e përkushtuar e me sakrifica të shumta të mësimdhënësve tanë.
Urime dhe suksese në punën dhe misionin tuaj fisnik, mësues të dashur gjithandej trojeve shqiptare!”. /Kosovarja/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating