
Detaje të reja nga plagosja dhe vetëvrasja në afërsi të Preshevës
Mbrëmë në afërsi të Preshevës ka ndodhur një tentim vrasje dhe vetëvrasje. Sipas raportimeve të mediave në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare (52), ka shtënë drejt një gruaje 30 vjeçare nga Vërnjacka Banja (30), duke e plagosur rëndë.
Gazeta beogradase “Blic” shkruan se para se të ndodhte tragjedia afër një pike të pagesave rrugore vetura me targa të Tetovës është ndaluar nga Policia e cila shoferit shqiptar ia ka shqiptuar një dënim ndërsa në këtë kohë në veturë ka qenë edhe vajza që do të plagosej më vonë.
Mbrëmë është raportuar se kësaj tragjedie i ka paraprirë një zënkë në veturë, ndërsa “Blic” sot shkruan se pasi ia ka shqiptuar policia dënimin shoferit të veturës, 30 vjeçarja ka dalë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të Bujanocit.
“Pas saj ka vrapuar B.I. dhe e ka qëlluar me pistoletë duke e qëlluar me tre plumba”, shkruan Blic.
“Pas një kërkimi të shkurtër të policisë, sulmuesi është rikthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar veten në kokë pranë makinës, ku edhe humbi jetën.”
Tutje, një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në Vranjë, ndërsa më vonë është dërguar në Nish ku dhe i është nënshtruar një operacioni.
Sipas informacioneve, gruaja është nga Vërnjacka Banja, por e lindur në Zvicër.
Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë marrëdhënie ka pasur ajo me burrin që e plagosi.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating