Gratë në mes festës dhe protestës!

Read Time:6 Minute, 4 Second

Gratë ndodhen në situatë jo të lakmueshme që në ditën e tyre ndërkombëtare më 8 mars të festojnë apo të protestojnë. Mbase shumë më shumë arsye sot kanë sot për të protestuar sesa për të festuar. Padrejtësia, pasiguria, diskriminimi, paragjykimet, stereotipet, ofendimet, ngacmimet, rrahjet, e deri te vrasjet janë fatkeqësitë me të cilat përballen gratë e shpesh herë për arsyen e vetme që janë gra. Forumet e grave nëpër partitë politike ngjajnë më shumë me forumet e të rinjve që ekzistojnë vetëm simbolikisht, për tu kompletuar partia si subjekt. Përndryshe, përfaqësimi i të rinjve dhe grave mbetet në sirtarët e premtimeve. Në Maqedoninë e Veriut integrimi i gruas në politikë është shumë proces i ngadalshëm edhe me shumë barriera që vështirë tejkalohen. Në qeverisjen aktuale të udhëhequr nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, nga 4 zëvëdës kryeministra, vetëm një është grua, nga 21 ministra gjithsej vetëm 4 janë gra. Kjo dëshmon se ende pozita e gruas nuk është në nivelin e duhur të përfaqësimit, ndërsa meshkujt janë dominant në pozitat udhëheqëse shtetërore, shkruan Zhurnal.

Gratë ende në nivel të ulët në përfaqësim –

Gratë në këtë shekull kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin. Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale.

Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. Gratë përballën me paragjykime dhe stereotipe të natyrave të ndryshme vetëm që të eliminohen nga gara politike, dhe “burrat” frikacakë e të pakompletuar ta kenë terrenin e tyre më të pastër, të jenë fitues pa qenë garues. Në fakt politika ka nevojë për profesionistë, njerëz të ditur e të ndershëm, nuk ka fare ndikim e nevojë të bëhen ndarje gjinore. Në pushtetin lokal, pjesëmarrja e grave është 36 % por vetëm disa gra arrijnë majat e politikës, theksoi shefi i OSBE-së Kilian Val. Ai tha se në Gjermani kemi më pak pjesëmarrje të grave në politikë. Edhe pse Gjermania është shembull në botë që në krye të vendit ka pasur zonjën e hekurt, Angela Merkel.

“Realiteti i trishtuar është se vetëm disa gra arrijnë majat, sepse janë të dekurajuara që të vazhdojnë karrierën e tyre në politikë. Pjesëmarrja e gruas në politikë dhe në jetën shoqërore në përgjithësi kontribuon në një cilësi më të mirë të jetës dhe një shoqëri më të suksesshme. Ky vend nuk ka pasur asnjëherë presidente apo kryeministre femër. Le ta ndryshojmë këtë!”, deklaroi  shefi i misionit të OSBE-së, Kilian Val. Komentet që fyejnë, nënçmojnë dhe degradojnë gratë, kryesisht politikane, duke i portretizuar ato si objekt seksual, jo vetëm që cenojnë dinjitetin dhe qetësinë mendore të grave, por ngjallin frikë, nxisin padurim dhe demotivojnë vajzat e reja për t’u përfshirë në politikë.

Gratë më shumë në numër, por më pak hapësirë për pozita udhëheqëse –

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, bazuar në regjistrimin e fundit të popullësisë nga viti kaluar, 50.4% janë femra dhe 49.6% meshkuj. Edhe përskaj kësaj që femrat në numër dominojnë meshkujt, në Maqedoninë e Veriut sërish zhvillohet beteja për barazi gjinore që rrallë herë marrin gratë atë që u takon. Si në pozita vendimmarrëse, ngjashëm edhe në pozitat udhëheqëse që janë të diskriminuara. Barazia gjinore është një ndër objektivat kryesore të Bashkim Evropian. Në të dhëna të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, shihet se gratë nuk janë të inkuadruar barabartë si burrat në tregun e punës. Nga 795.276 të punësuar në Maqedoninë e Veriut 478.903 janë burra, ndërsa vetëm 316.373 janë gra.

Gratë diskriminohen edhe në paga –

Ndërkaq, sipas të dhënave të Platformës për Barazi Gjinore janë mbi 220.000 gra të regjistruara si amvise dhe që nga Enti i statistikave numërohen si popullsi jo-aktive. Diskriminim vërehet në pagat me të cilat vlerësohet një burrë dhe një grua në vendin tonë, sipas të dhënave të ESHS, me rrogë 30.000-40.000 denarë paguhen 32.7% gra dhe 67.3% burra. Pagë mujore mbi 40.00 denarë marrin vetëm22.4 % gra në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër janë burra, 77.6%.

Parimi se burrat dhe gratë duhet të marrin pagë të barabartë për punë të barabartë është ngulitur në Traktatet Evropiane që nga viti 1957, konkretisht me Nenin 157 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU). Neni 153 TFEU i mundëson BE-së të veprojë në fushën më të gjerë të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë në çështjet e punësimit, dhe brenda kësaj kornize neni 157 TFEU autorizon veprime pozitive për të fuqizuar gratë. Për më tepër, neni 19 TFEU parashikon miratimin e legjislacionit për të luftuar të gjitha format e diskriminimit, përfshirë në bazë të seksit.

Gratë përpos politikës, dobët janë të përfaqësuara edhe në institucionet tjera –

Argument tjetër se gratë në RMV nuk janë të përfaqësuar sa duhet, është edhe fakti se në asnjë Universitet brenda vendit, nuk ka rektor grua ndërkohë është i vogël numri i Institucioneve të Larta Akademike që edhe në pozitat e dekanes, pordekanes dhe drejtoreshave kanë të emëruar gra. Mendësia tradicionale e stërvjetruar dhe stereotipet gjinore lidhur me rolin që gratë duhet të jenë të fokusuara në përkujdesjen e familjes dhe nënvlerësimi i tyre si jo të zonja për pozicione drejtuese, është një nga pengesat që shoqëritë tona vendosin përpara grave si bllokadë, që jo çdo grua përpiqet ta tejkalojë.

Mjedisi politik në vendet tona më një demokraci jo shumë të zhvilluar, agresiviteti e konfliktualiteti i politikës i bën gratë të stepen apo të mos angazhohen në politikë. Ashpërsia e luftës politike, gjuha e vrazhdë ofenduese dhe me urrejtje që përdoret, etiketimet dhe konsiderimi i politikës si domen i burrave, ndikojnë shumë në vendimin për tu angazhuar ose jo në politikë për një grua. Gratë në këtë shekull kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin. Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale. Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. /Zhurnal.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kodra e Diellit/ Ski-biletat sezonale të këtij viti do të vlejnë edhe sezonin e ardhshëm
Next post E rëndë në Preshevë! Tetovari qëllon me armë 30-vjeçaren dhe vetëvritet, gruaja arrin të shpëtojë