Xhaferi: Qytetarët të votojnë në zgjedhje pa marrë parasysh afatin e dokumenteve
Kryeministri teknik Talat Xhaferi konsideron se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do ta zgjidhin plotësisht problemin me vlefshmërinë e dokumenteve të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe thekson se qytetarët duhet të lejohen të votojnë me dokumente të vjetra pa afat.
“Nuk jam i bindur që problemi me dokumentet e udhëtimit do të zgjidhet në funksion të dispozitave të rregulluara dhe të sanksionuara nga vetë ligji, ai parashikon që të gjithë qytetarët që kanë dokumente që kanë skaduar brenda nëntë muajve deri në ditën e zgjedhjeve do të mund të votojnë.”
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën për media pas inspektimit të ndërtimit të autostradës Rankovcë – Kriva Pallankë, ai tha se qytetarët duhet të votojnë me dokumente të vjetra, pavarësisht se në çfarë afati ka skaduar.
“Vendimi që të jetë i hapur që qytetarët që kanë dokumente të skaduara të votojnë këtë vit pa marrë parasysh afatin, nuk mendoj se është zgjidhje e plotë, jam i bindur se do të kthehen në Qeveri për zgjidhje shtesë. Ose Kuvendi do të duhet të mendojë ose ne në Qeveri duhet ta korrigjojmë këtë problem”, nënvizoi ai./Telegrafi/
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Average Rating