
Fëmijët e pavaksinuar me DTP nga sot nuk do të pranohen në kopshte
Nga sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) do të fillojë me inspektime të jashtëzakonshme dhe nxjerrjen e vendimeve që ndalojnë pranimin në kopshte të fëmijëve që nuk janë plotësisht të imunizuar me vaksinën DTP kundër kollës së mirë.
Këtë, të premten e njoftuan nga ISHSSH pas marrjes së vendimit nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, bazuar në rekomandimet e Komisionit të sëmundjeve infektive, të kryhen inspektime të jashtëzakonshme dhe të ndalohet pranimi në institucionet parashkollore të fëmijëve, të cilët nuk janë të imunizuar, ose që janë të imunizuar në mënyrë jo të plotë me DTP.
“Inspektimet e jashtëzakonshme do të nisin të hënën, më 11 mars, me nxjerrjen e vendimit për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa imunizuar ose të imunizuar në mënyrë jo të plotë me DTP, si dhe masa të tjera të urdhëruara epidemike”, sqarojnë nga ISHSSH-ja.
Gjithashtu, shtojnë nga atje, personat përgjegjës në institucionet parashkollore do të duhet të përgatisin listën e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar me DTP.
“Të mos pranohen fëmijët me sëmundje të tjera infektive, si dhe për çdo mungesë të shtuar të njoftohet Qendra për shëndet publik – Shkup”, theksojnë nga Inspektorati.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating