
Fillojnë premtimet parazgjedhore! Kovaçevski premton 1.000 euro pagë mesatare, Mickoski nuk e beson
Ndonëse fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit fillon më 18 prill, partitë politike vetëm se kanë filluar të shpalosin premtimet e tyre nëse fitojnë zgjedhjet dhe arrijnë të formojnë qeverinë e re. Fokusi i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, është te pjesa e ekonomisë. Kreu i kësaj partie Dimitar Kovaçevski, thotë se premtimin që e patën dhënë në zgjedhjet e fundit se paga mesatare do të jetë 500 euro, e kanë realizuar dhe madje e kanë tejkaluar. Kovaçevski thotë se tani paga mesatare është 650 euro, ndërsa nëse formojnë qeverinë e ardhshme, e njejta do të shënojë madje 1000 euro.
“Për këtë ne sot mund të themi se e realizuam premtimin, madje e tejkaluam premtimin për pagë mesatare prej 500 eurove. Sot paga mesatare është 650 euro, e që askush nuk besonte. Me programin e ri të LSDM-së, premtimi ynë zgjedhor është pagë mesatare prej 1000 eurove dhe pagë minimale prej 600 eurove. Ky është premtim që do ta realizojmë dhe e dinë qytetarët. Nëse e kemi realizuar atë që kemi premtuar, do ta realizojmë edhe këtë që e premtojmë tani”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryetar i LSDM-së.
Pyetëm kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se çfarë page mesatare premtojnë ata nëse arrijnë të formojnë qeverinë e ardhshme. Mickoski nuk deshti të japë shifra, por u fokusua te premtimet e LSDM-së, duke thënë se nuk njeh askënd që beson te premtimet e tyre.
“Vallë a ka dikush që beson ende në premtimet e LSDM-së. Besoni, unë çdo dit bisedoj me qindra njerëz, çdo javë me mijëra njerëz, ende nuk njoh një person që thotë se beson në premtimet e LSDM-së dhe për këtë i paralajmëroj qytetarët. E ardhmja është, ose shtet ku do të mbetin në qeveri Ali Ahmeti, Artan Grubi, Bujar Osmani, Zeçeviq, Mariçiq, Pendarovski si president dhe Kovaçevski ose qeveri e popullit, qeveri reformuese dhe transformuese të cilën do ta udhëheqë VMRO-DPMNE dhe koalicioni”, pohoi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Përndryshe sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ka shënuar 39,998 denarë. Paga minimale për momentin shënon 20,175 denarë ndërsa nga ky muaj, autoritetet qeveritare kanë premtuar se do të bëhet 22,500 denarë.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating