
Demiri: 78 për qind e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës
Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, me rastin e 12 marsit – Ditës evropiane për rritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, theksoi se dhuna kundër mjekëve është e palejueshme dhe e dënueshme me ligj.
Punonjësit shëndetësor duhet të ndjehen të sigurt në vendin e tyre të punës, që të mund të ofrojnë kujdes shëndetësor, tha Demiri.
“Të dhënat e Odës së Mjekëve flasin se 78 për qind e mjekëve janë ballafaquar me ndonjë lloj dhune në vendin e punës, ndërsa 80 për qind janë ballafaquar me dhunë verbale. Këto janë të dhëna të tmerrshme, që tregojnë se në çfarë shoqërie jetojmë. Në shoqëri nuk duhet të ketë tolerancë për dhunën ndaj mjekëve, pasi kjo paraqet pasiguri edhe për pacientët”, tha Demiri.
Ndryshe, vitin e kaluar janë bërë ndryshime në Kodin Penal, me të cilat dhuna ndaj mjekëve në kryerjen e punëve profesionale, konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar, që është vepër penale dhe parashihet dënim me burg.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating