
Osmani për rezolutën e SHBA-ve: Është inkurajim për ne dhe BE-në për përshpejtimin e anëtarësimit të vendit
Është bërë propozim rezolutë nga katër seantorë e cila do të jetë një shtytje për vendin tonë për anëtarësim në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Edhe republikanët edhe demokratët në SHBA janë njëzëri dhe kemi konsensus absolut të mbështetjes për vendin, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani, pasi Senati i SHBA-ve miratoi rezolutën për mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pa kushte shtesë.
Osmani thotë se kjo do të jetë një inkurajim për ne, por edhe për BE-në se duhet të përshpejtohet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë.
‘‘Korniza negociese është konfirmuar dhe ajo do të mbrojë pozicionet tona sepse nuk lejon që çështjet historike dhe identitare të jenë standard për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, por do të jenë vetëm pakicat dhe të drejtat e njeriut. Pres që pas zgjedhjeve të përshpejtohet procesi dhe deri në vitin 2030, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Kjo rezolutë do të ndihmojë në inkurajimin e vendeve anëtare”, tha Osmani.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating