
I.P.P.K. Mali Sharr: Ndalohet skijimi me ratrak jashtë rrugëve të lejuara
I.P.P.K. Mali Sharr njofton se për shkak të lëvizjes së ratrakëve (FREE RIDE) jashtë rrugëve të regjistruara, dëmeve në zonat e larta malore dhe kërcënimet potenciale për zonën e mbrojtur, është sjellë vendim për ndalimin e tyre.
”I.P.P.K. Mali Sharr dhe Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor vendosën të ndalohet lëvizja me mjete motorike-ratrak jashtë rrugëve të lejuara në territorin e Parkut kombëtar Mali Sharr me qëllim të ndalimit të degradimit të natyrës, rrezikimit të mbijetesës së specieve dhe barazpeshës natyrore, në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e natyrës”– thuhet në njoftim.
Në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, për organizim të lëvizjes me mjete motorike ose lëvizje me mjete motorike në natyrë, përveç vendbanimeve dhe të gjitha llojeve të rrugëve, shtigjeve të rregulluara dhe poligone për vozitje, si dhe ndërmarja e aktiviteteve për shfrytëzim të natyrës në mënyrë që shkakton dëmtim ose shkatërrim të shumëllojshmërisë biologjike ose ndërmarrja e aktiviteteve për shfrytëzim të natyrës në mënyrë e cila shkakton degradim të tokës dhe humbjen e pjellshmërisë së saj, janë paraparë sanksione kundërvajtëse për persona juridik me gjoba prej 9.000 deri 140.000 euro në kundërvlerë në denar dhe gjoba për personin përgjegjës të personit juridik në
vlerë prej 500 deri 7.000 euro në kundërvlerë në denar, varësisht prej madhësisë së subjektit dhe kundërvajtjes, si dhe gjobë për persona fizik në vlerë prej 300 euro deri 450 euro varësisht prej kundërvajtjes.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating