Përmbushet edhe një zotim i Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit Lloga, miratohet Ligjii për menaxhim me pronë të konfiskuar

Read Time:51 Second

Përmbushet edhe një zotim i Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit Lloga, miratohet Ligjii për menaxhim me pronë të konfiskuar

Kuvendi e miratoi Ligjin për menaxhim me pronë të konfiskuar, përfitim pronësor dhe sende të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse.

Qëllimi është të mundësohet procedurë e shpejtë dhe efikase në të cilën prona e konfiskuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor të shitet me sukses dhe do të mundësojë kthimin e mjeteve dhe pronës së fituar në mënyrë kriminale.

Konfiskimi i suksesshëm nënkupton përfundimin dhe rrumbullakimin e suksesshëm të procedurave të zhvilluara më parë në prokuroritë publike, në organet e tjera dhe në gjykata.

Me zgjidhjet e reja ligjore tejkalohen problemet e përcaktuara, përmes vendosjes së mekanizmave të rinj në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për veprim me këtë materie.

Ndryshe, ky ishte një nga zotimet e Aleancës për Shqiptarët dhe Ministrir të Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë marjes së detyrës si ministër, si pjesë e përkushtimit të tij për reforma në sistemin e drejtësisë në vend dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Bytyqi: Një pjesë e kompanive do t’i mbajnë çmimet e ngrira deri më 15 maj
Next post Dogana ka ndaluar përkohësisht 3000 celularë