
Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut largohen nga shtëpia e prindërve të tyre në moshën 32 vjeçare
Për dallim nga vendet më të zhvilluara në Evropë, të rinjtë në Ballkan mjaftë vonë largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre dhe bëhen më të pavarur, tregon hulumtimi i Eurostat, sipas të cilit, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre në moshën 32 vjeçare.
Të rinjtë në Kroaci e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre mesatarisht në moshën 33,4 vjeçare, ndërsa të rinjtë në Estoni më herët në moshën 22,7 vjeçare mesatarisht.
Të rinjtë në Serbi e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre në moshën 31,4 vjeçare, në Mal të Zi në 33,3. Nga ana tjetër, të rinjtë nga pjesa tjetër e Evropës e braktisin shtëpinë e prindërve të tyre në vitet e hershme të njëzeta (Estoni 22,7, Holandë 23, Francë 23,4, Britaninë e Madhe 24,6, Lituani 24,7 vjeçarë).
Sipas ekspertëve, shkaqet kryesore për qëndrim shumë më të gjatë në shtëpinë e prindërve të të rinjve në Ballkan, në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, pjesërisht qëndron në traditën (lidhjet më të fuqishme familjare në rajonin tonë), por shkak më dominant gjithsesi është mungesa financiare e të rinjve (para së gjithash për shkak të mungesës së vendeve të mjaftueshme mirë të paguara të punës).
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating