
BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse, BDI organizon zgjedhje të lira dhe demokratike
BDI i ka reaguar opozitës shqiptare, pas pretendimeve të tyre se ata janë të gatshëm të shkaktojnë krizë politike që do të sabotonte zgjedhjet e drejta dhe demokratike.
Ja reagimi i plotë:
“Lufta hibride dhe shkaktimi i panikut te elektorati shqiptar sa vjen e shtohet edhe më shumë.
Së fundmi, opozita shqiptare e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën e Apasievit po frikësojnë shqiptarët, duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se është e gatshme të shkaktojë krizë politike.Akuza të njëjta dhe shpërndarje të dezinformatave po dëgjojmë çdo ditë edhe nga VMRO-DPMNE dhe derivatet e saj.
Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe me këtë, duke shkaktuar destabilizim dhe huti në opinion, në shërbim të Rusisë.
Në këtë drejtim ishin deklaratat e mëparshme se “opozita do të bojkotojë zgjedhjet”, që sot të akuzojnë se “BDI po përgatit destabilizim”.
Por, megjithë përpjekjet e opozitës, opinioni e di se kur BDI ka organizuar zgjedhje në këto 23 vite, të njëjtat kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht.
Njëherësh, apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe luftës speciale që nxit gjuhën e urrejtjes, rrezikojnë rrugën euro-integruese të vendit, si dhe ndihmojnë politikat destabilizuese ruse në vend. Republika e Maqedonisë së Veriut e ka të qartë të ardhmen e saj – e ajo është integrimi i plotë në Bashkimin Europian.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating