
Faton Ahmeti: Të mirat e sotme që i gëzojmë janë fryt i angazhimit të shumë gjeneratave
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti me rastin e 14 marsit përvjetorit të “Pranverës së dinjitetit” në fshatin Sellcë, ka shkruar se nuk është shumë e largët koha kur djem e vajza kapën pushkët për të kërkuar lirinë dhe barazinë, duke sakrifikuar gjënë më të shenjtë të tyre, jetën.
Postimi i plotë:
”Në Sellcë të Tetovës, bashkë me Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, z. Ali Ahmeti, Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, Komandantin e i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, z. Hazbi Lika, Kryetarin e SHVL-së, z. Fazli Veliu, ish-luftëtarë, bashkëpartiakë dhe qytetarë, shënuam përvjetorin e “Pranverës së dinjitetit”, duke kujtuar të rënët për liri dhe sakrificat e shumta të banorëve të kësaj rrethine.
Nuk është shumë e largët koha kur djem e vajza kapën pushkët për të kërkuar lirinë dhe barazinë, duke sakrifikuar gjënë më të shenjtë të tyre, jetën.
Të mirat e sotme që i gëzojmë janë fryt i angazhimit të shumë gjeneratave dhe ne obligohemi që ta jetësojmë amanetin e tyre.
Lavdi! 🇦🇱
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating