
Fëmija 4 vjeç është pacienti më i ri në dializë në Maqedoni, të paktën 150 persona presin për transplantim veshke
Rreth 120 deri në 150 persona janë në listën e pritjes për transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i Shoqatës së qytetarëve për sëmundje të veshkëve “Nefron”, në shënimin e Ditës Botërore të Veshkave.
Ai gjithashtu tha se personi më i ri në dializë është një 4 vjeçar, ndërsa më i madhi 92 vjeç. Sipas të dhënave të “Nefron”, në vendin tonë sëmundja kronike e veshkave është e pranishme në 10% të popullsisë, ndërsa 1.540 persona janë në fazën përfundimtare të sëmundjes që i nënshtrohen trajtimit me dializë.
“Operohet me një listë pritjeje prej 120-150, megjithatë lista reale është shumë më e madhe sepse në mungesë të transplantimeve të vazhdueshme dhe të shtuara kadaverike, ajo listë nuk pasurohet sepse ka shtypje dhe testime që kushtojnë para, dhe kemi shumë pak transplantime kadaverike, ose kemi vite që nuk kemi aspak. Apeli ynë është që nëse transplantimi kadaverik ringjallet, atëherë edhe ajo listë do të rritet, presim nga ato 1.500 – 1.600 të paktën një e treta të jetë në listë të pritjes”, tha Dushko Gjorgiev, kryetar i “NEFRON”.
Ndryshe në Klinikën e Urologjisë në vend deri në muajin janar janë kryer mbi 500 transplantime./TV21/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating