
Nikollovski: Bujqit që nuk kanë aplikuar për subvencione për vitin 2023, ta bëjnë këtë vit
Bujqit të cilët nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023 do të kenë mundësi të aplikojnë këtë vit, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Me modelin e ri për subvencionimin bazë për pastrimin e hapësirave të gjithë bujqit marrin subvencionim shtesë, ndërsa shtesën e marrin ata që prodhojnë kulturë nga lista e kulturave të rëndësishme, të cilën të njëjtën e kanë dorëzuar në kapacitetet përpunuese të blerësve, e kanë përdorur atë për nevojat e veta ose të njëjtën e kanë dorëzuar në treg.
“Analizat fillestare me përfundimin e aplikimit për subvencione shtesë, në përfundim me 30 dhjetorin e vitit 2023, tregojnë se 8061 bujq nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë. Prandaj, pas kësaj analize fillestare, të gjithë bujqit do të kenë edhe një mundësi tjetër për të marrë kërkesë shtesë për subvencionim shtesë, nëse kanë realizuar prodhim në kopshtari, vreshtari dhe pemëtari dhe e njëjta është raportuar si prodhim“, tha Nikollovski.
Bujqit nuk parashtrojnë vetëm kërkesë për subvencionim, thotë Nikollovski, por për realizimin e të gjithë shumës së subvencioneve paraqesin sa është prodhimi i tyre. Qëllimi i modelit të ri të subvencionimit, theksoi Nikollovski, është të dihet se çfarë prodhojmë dhe sa është prodhimi ynë.
Shtoi se nevojitet një fushatë për informimin e bujqve dhe për këtë do të bëhet ndryshim në program, sepse siç tha, bëhet fjalë për një model i ri.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating