
Nuk kaloi Ligji për Lojërat e Fatit/ Ademi: Opozita shqiptare bashkë me VMRO-në mbrojnë monopolin e kazinove
Ligji për Lojërat e Fatit nuk gjeti përkrahjen e shumicës në Kuvend, për të cilin u siguruan vetëm 51 vota “për” nga 61 të nevojshme.
Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi sot në press konferencë para gazetarëve tha se duhet të mbetet në ndërgjegjen e secilit deputet që nuk e përkrahu këtë ligj, përfshirë deputët e opozitës shqiptare, opozitares VMRO-DPMNE, Levicës dhe disa deputetëvë të tjerë nga koalicioni.
“Dje u pa një moment aspak i mirë për qytetarët e vendit nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që së paku një herë, madje as edhe për një herë nuk u bashkuan njëzëri e të votojnë një ligj në të mirë të të gjithë qytetarëve. Opozita shqiptare, VMRO-DPMNE, Levica dhe disa deputetë të koalicionit, nuk përkrahën ligjin për Lojërat e Fatit, ligj ky që do të mundësonte që këto veprimtari të largohen 500 metra nga shkollat. Më vjen keq që me stërzgjatjen e debatit mbi këtë ligj e poashtu dhe mos përkrahjen e të njejtit, po mbrohet monopoli i kazinove dhe bastoreve, ndërsa nuk mendohet ardhmëria e qytetarëve dhe sidomos fëmijëve tanë, pasi këto veprimtari ndodhën shumë pranë objëkteve shkollore, ku mëson ndoshta fëmija im, apo edhe fëmijët e gjithësecilit prej jush”, deklaroi Ademi. /indeks.mk
Të Tjera
Gazetari Ylber Jahiu: Kryetari Kasami më zhvendosi nga puna – Trysni ndaj fjalës së lirë
Gazetari dhe pronari i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu, ka bërë publike një masë administrative ndaj tij, të cilën e...
Radev: Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u...
Faton Ahmeti dënon presionin e Bilall Kasamit mbi pronarin e Top24; Fjala e lirë nuk zhbëhet me urdhra – ajo vetëm bëhet më e fortë!
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit...
Uzariri: Ju mund të kërcënoni individin, por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dënuar presionin mbi pronarin e portalit Top24 nga...
FC Shkëndija: Presim fitore
Para duelit të kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League, për pritjet e kuqezinjëve para mediave folën trajneri Beqiri dhe...
Bilall Kasami presion mbi pronarin e portalit Top24
Kretari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot me një urdhëresë është hakmarë pronarit të portalit Top24 për shkak të...
Average Rating