Reagon Byroja për Zhvillimin e Arsimit për protestën e studentëve të FShIIK-ut
Si zgjidhje të përkohshme, dekanati i FShIIK-ut kërkoi nga Qeveria, përkatësisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që të dorëzojë barakat pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike që janë në pronësi të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Por Byroja reagoi sot se kjo nuk është zgjidhje dhe se nuk do të heqin dorë nga ambientet e tyre.
“Porosisim publikisht se jemi të përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për mbarëvajtjen e mësimdhënies së studentëve të FShIIK-ut dhe mbështesim fakultetin në përpjekjet e tyre për të ofruar kushte adekuate mësimore dhe zgjidhjen e përhershme të problemit hapësinor, në vend që të kërkohet zgjidhje “e përkohshme” e problemit në “ambientet e përkohshme” të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, në të cilat nuk ka kushte për mësim”, thuhet në njoftimin e Byrosë.
Kujtojmë se Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), me vendim të drejtorisë së dekanatit, sot nga ora 12 mban protestë paqësore para Qeverisë. Përveç dekanit dhe prodekanëve, anëtarëve të drejtorisë së dekanatit do të jenë edhe udhëheqësit e institucioneve dhe një anëtar i zgjedhur nga Asambleja Studentore e Fakultetit.
Ndër të tjera, fakulteti kërkon nga Qeveria që brenda tre muajve të obligojë Ministrinë e Arsimit që të sigurojë hapësirë dhe të zhvendosë Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZhA), punonjësit e së cilës janë të vendosur në tre nga barakat e Kampusit Teknik. Dy prej këtyre barakave, thotë FShIIK, janë në pronësi të UKM-së, dhe një është në pronësi të shtetit.
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Average Rating