Shkup: Oda e Mjekëve kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së mjekut

Read Time:47 Second

Oda e Mjekëve në Maqedoni dënon ashpër vrasjen e mjekut që ndodhi mbrëmë në lagjen Zhelezara të Shkupit, e cila, siç thanë, shkaktoi ankth të fortë tek komuniteti mjekësor.

“Theksojmë se çdo lloj dhune në shoqëri nuk guxon të tolerohet, sepse dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Kërkojmë publikisht që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe për të gjetur autorin dhe për ta sanksionuar. Humbja e jetës njerëzore është gjithmonë e vështirë, por tragjedia është shumë më e madhe kur bëhet në mënyrë të dhunshme. Humbja e mjekut është humbje edhe për të gjithë sistemin shëndetësor. Oda e Mjekëve i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të dashurve dhe mbetet vigjilente për të monitoruar zhvillimin e ngjarjeve dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Këtë sezonë turistike do të kemi punonjës nga jashtë vendit
Next post Kërçovë: Ndalohet përmbaruesja, sulmoi një gazetar dhe policin