BDI: Nga “Fronti Europian” ka frikë edhe Mickoski
Nga BDI përmes një njoftimi thonë se nga ky Front Europian nuk ka frikë vetëm opozita shqiptare por edhe lideri i VMRO-së, Mickoski.
”Frikë nga “Fronti fitues Evropian” nuk ka vetëm opozita shqiptare, por edhe Mickoski i VMRO-DPMNE-së. Kryetari i opozitës maqedonase, njëkohësisht edhe shef i koalicionit të ashtuquajtur VLEN, Hristijan Mickoski, duke e ndjerë se partnerët e tij shqiptarë do të pësojnë humbje të thellë më 24 prill dhe më 8 maj, ka thënë se koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” nuk do të jetë i suksesshëm.
Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit “Fronti Europian”. Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vet Izet Mexhiti, brenga e së cilit është ajo që “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”.
Bashkimi Demokratik për Integrim i bënë me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptarë dhe kurrsesi Miskoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini.
“Fronti Evropian” do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit.
E përkujtojmë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit.
Tentimet për të defokusuar vëmendjen do të mbeten vetëm tentime dhe asgjë tjetër, ndërsa do të harrohen pas 8 majit, kur BDI dhe partnerët e koalicionit “PO Evropës, JO Rusisë”, do të shpallin fitoren bindëse të radhës” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating