MASH shpall konkurs për regjistrim në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot ka shpallur Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025.
Në konkurs janë theksuar vendet e lira në shkollat e qytetit të Shkupit dhe komunat në mbarë vendin për shkollat e mesme, arsimin profesionale dhe artistik, për shkollën e mesme matematiko-informatike, Akademinë Sportive dhe për shkollat për mësim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.
Regjistrimi i nxënësve do të jetë elektronik përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në Schools.mk .
Në periudhën e regjistrimit të qershorit janë dy regjistrime elektronike – i pari do të jetë nga data 20 qershor deri më 25 qershor, kur do të dorëzohet në shkolla dokumentacioni i nevojshëm. Renditja përfundimtare nga regjistrimi i parë do të jetë më 26 qershor.
Regjistrimi i dytë elektronik do të bëhet në datat 1 dhe 2 korrik 2024, kur edhe dokumentet do të dorëzohen në shkolla, ndërsa listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira secila shkollë do t’i publikojë më 3 korrik të vitit 2024.
Në afatin e regjistrimit në gusht, regjistrimi do të bëhet më 21 gusht të vitit 2024.
Në konkurs janë përmbajtur kushtet dhe kriteret e regjistrimit, udhëzimet për zbatimin e konkursit, afatet e regjistrimit me detaje për kalimin e testeve kualifikuese dhe publikimin e rezultateve.
Të Tjera
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Iseni i bie pishman, e heq pjesën ku shkroi “qërim hesapesh nga grupet kriminele”
MPB ka indikacione se në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qërim hesapesh nga e kaluara nga grupe të...
Average Rating