RMV/ ‘Master debatet’ me kandidatët për president nuk do të realizohen
Pavarësisht synimeve të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit mes shtabit zgjedhor, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme për të krijuar kushtet për zhvillimin e “master-debateve” të paralajmëruara disa ditë më parë, njoftoi kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.
“Në periudhën e kaluar, përmes komunikimit intensiv të shtabit zgjedhor të të shtatë kandidatëve për president, u arrit konsensus për mbajtjen e dy të ashtuquajturave “master debate”. Në këtë mënyrë, në frymën e demokracisë dhe transparencës, publiku do të ndiqte një debat të hapur për çështjet që pretendojnë kandidatët për president dhe programet e tyre”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu shtohet se, shtabi i kandidatit Stevo Pendarovski ka mbajtur takime me personat përgjegjës nga televizionet kombëtare, si dhe takime të mëvonshme me përfaqësues të shtabit zgjedhor të kandidatëve presidencialë për të tejkaluar çështjet e hapura, për të kapërcyer dallimet, për të përmbushur disa kërkesa më specifike.
“Por fatkeqësisht, pavarësisht synimeve më të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit mes shtabit zgjedhor, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme për të krijuar kushtet për zhvillimin e këtyre “master-debateve”, thuhet në njoftim.
Debatet ishin parashikuar të mbaheshin në terren neutral dhe të transmetoheshin nga televizioni kombëtar, si dhe në platformat sociale.
Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.
Në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale këto janë radhitjet:
- Kandidati i LSDM-së – Stevo Pendarovski është me numrin një.
- Numër dy është kandidatja e VMRO-DPMNE-së – Gordana Siljanovska-Davkova.
- Numër tre është kandidati i GROM-it – Stevço Jakimovski.
- Me numrin katër është kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.
- Me numrin pesë Biljana Vankovska-Cvetkovska, kandidate e së Majtës.
- Me numrin gjashtë është Arben Taravari nga VLEN.
- Me numrin e shtatë kandidati i ZNAM, Makism Dimitrievski.
Të Tjera
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Iseni i bie pishman, e heq pjesën ku shkroi “qërim hesapesh nga grupet kriminele”
MPB ka indikacione se në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qërim hesapesh nga e kaluara nga grupe të...
Average Rating