Osmani: Politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së janë kyçe për përballimin e kërcënimeve ruse të sigurisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel. Në 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, aleatët diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme, në përgatitje të vendimeve që do të miratohen në Samitin e NATO-s në Uashington, i cili do të mbahet në korrik, njoftojnë nga MPJ.
“Ky është një takim i rëndësishëm ministror sepse bashkë me të gjithë aleatët, këtu në selinë në Bruksel, po shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Dhe ky përvjetor i rëndësishëm përkon me bashkimin e Suedisë në familjen tonë transatlantike. Ky është një konfirmim i fortë se politika e dyerve të hapura të NATO-s jo vetëm që është e gjallë, por edhe e forcuar dhe me fokus të fuqishëm në të gjitha vendet aleate”, tha Osmani.
Sipas Osmanit, më shumë se kurrë më parë është koha për një dinamikë të re në integrimet europiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se përshpejtimi i këtyre proceseve është kyç për t’iu kundërvënë synimeve ruse dhe për të konsoliduar stabilitetin e përgjithshëm.
“Rajoni ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një fushë e garës gjeopolitike dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e zjarrit të përplasjes së qytetërimeve mes Perëndimit dhe Lindjes. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës ka treguar se arkitektura e sigurisë në Europë është dëmtuar, dhe siç e kam theksuar edhe në raste të tjera, Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialiste ruse. Pas Ukrainës, agresioni rus pritet të vazhdojë dhe ndalesa e radhës do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Osmani.
Në takim u diskutuan mënyrat dhe mekanizmat për forcimin e mëtejshëm të mbështetjes për Ukrainën, mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të NATO-s me partnerët nga Indo-Paqësori si dhe për forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës. Në këtë drejtim, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka arritur kufirin minimal prej 2% të PBB-së për investime në mbrojtje.
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Average Rating