Ndryshimet kushtetuese para formimit të qeverisë së re? Ageler për TV21: Besoj, këtu gjithçka është e mundur!

Read Time:49 Second

“Ka pasur precedentë ku janë votuar amendamente gjatë një qeverie teknike”, tha në intervistë ekskluzive për TV21 ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler.

TV21: Dëgjojmë gjithnjë e më shumë nga partitë politike shqiptare, tani kemi dy blloqe fatmirësisht, po thonë fillimisht ndryshimet kushtetuese, pastaj formimi i Qeverisë. A është kjo e re për ju?

“E kam dëgjuar këtë, kam dëgjuar disa opsione të ndryshme, për atë se si do të ishte e mundur”, thotë Ageler.

TV21: A është e realizueshme?

“Ashtu besoj! Besoj se ka pasur precedentë, nuk e kam fjalën për dekada më parë, por ka pasur precedentë ku janë miratuar amendamente gjatë qeverisë teknike. Një nga gjërat që mësova, duke shërbyer këtu, është se gjithçka është e mundur”, shton Ageler në intervistën për TV21, që do të transmetohet e plotë sonte me fillim nga ora 20:45.

Në intervistë diskutojmë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të SHBA-së, shtetin e së drejtës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike
Next post Haraçinë: Pas incidentit të armatosur, komuna sot hapi dyert