ITSHKSH e shënon 25 vjetorin e eksodit të Bllacës
Në Qendrën përkujtimore “Bllaca 99”, sot u shënua 25-vjetori i Eksodit të Bllacës, ngjarjes së dhimbshme të historisë kombëtare të fundit të shekullit njëzet, ku mijëra shqiptarë të Kosovës me dhunë u detyruan të largohen nga vendi i tyre për shkak të gjenocidit masiv të ushtruar nga pushteti serb. Me këtë rast, kujtimin e sakrificës së bashkëkombësve tanë, krahas përfaqësuesve të ITSHKSH-së, e nderuan dhe e përkrahën përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Hanit të Elezit.
Në hapje të ngjarjes, drejtori Skender Asani tha se memoriali “Bllaca 99”, që u themelua para pesë vjetësh me iniciativë të ITSHKSH-së, shërben si thirrje që Bllaca të shndërrohet në një “vendpelegrinazh për të nderuar dhe kujtuar viktimat e gjenocideve ndaj shqiptarëve në të gjitha kohërat, ide me anë të së cilës ne u dalim borxh viktimave të luftërave dhe vuajtjeve, në formën e një proteste dinjitoze ndaj tendencave që e mohojnë gjenocidin në Kosovë”.
Ndërkaq, Vigan Qorroli, zëbemdësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës, me këtë rast tha se ministria është e angazhuar në administrimin e shkeljeve kundër të drejtave njerëzore me një infrastrukturë gjithnjë e më të përgatitur ligjore, gjë e cila i ka munguar më parë dhe njëkohësisht shprehu një mirënjohje të thellë për solidarizimin e shqiptarëve të Maqedonisë në kohërat më të vështira për Kosovën..
Atdhe Hetemi, Drejtori i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se institucioni në fjalë, i cili rishtazi u vu sërish në funksion, punon në drejtim të dokumentimit të çdo dëshmie që tregon për krimet e luftës dhe pasojat e tyre të tmerrshme, duke ndihmuar kështu në sjelljen e drejtësisë për viktimat por edhe në edukimin brezave të ardhshëm, gjë të cilën e thkesoi edhe Teuta Shala-Peli, drejtoreshë e Institutit të historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, duke thënë se “vetëm me fakte dhe argumente duhet dëshmuar sakrifica e popullit shqiptar për të drejtat themelore të lirisë dhe pavarësisë.”
Në ngjarje mori fjalën dhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi me një thirrje të përhershme ndaj institucioneve që të mbështesin këtë projekt për të përkujtuar atë që konsiderohet si “Holkausti i shqiptarëve”.
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Average Rating