ITSHKSH: Vdekja e Lindita Ahmetit, humbje e madhe për shkencën dhe letërsinë

Read Time:1 Minute, 0 Second

Mbrëmë ndërroi jetë punëtorja shkencore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, studiuesja dhe poetja e përmasave mbarëkombëtare, Mr. Lindita Ahmeti.

Është kjo një humbje shumë e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Institutin tonë dhe gjithë komunitetit artistik dhe shkencor shqiptar.

Lindita do të kujtohet si një kolege dhe punëtore e zellshme, si një nga studiueset më të dalluara në sferën e studimeve klasike, një poete me stil të veçantë në krijimin e narracionit artistik dhe si një përkthyese e shkëlqyer nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas.

Ishte autore e dhjetëra përmbledhjeve poetike, përkthimeve dhe punimeve shkencore. Kreu Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Kirili e Metodi” në Shkup, Katedra e Filologjisë Antike, magjistroi në Institutin për Filologji Klasike me temë “Erosi e Amori si paradigma në lirikën antike”, ndërsa ishte duke kryer studimet e doktoratës poashtu në Universitetin “Kirili e Metodi” në Shkup.

Ishte fituese e disa çmimeve të rëndësishme në letërsi, ndërsa vitin e kaluar u nderua me çmimin e madh shtetëror për vepër jetësore “11 Tetori”.

Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, në emër të të gjithë punëtorëve të Institutit i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Ahmeti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post ITSHKSH e shënon 25 vjetorin e eksodit të Bllacës
Next post Nuk ka viktima nga zjarri në Sallën Universale, objekti është i siguruar