Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e ish-gruas së tij në Feriza
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për të dyshuarin V.A për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij dhe plagosjen e vëllait të saj.
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajit-Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur disa herë me plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë.
Po ashtu ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, me numër serik ZRAGY02 201100027 cal.9mm, me një karikator të zbrazur, e cila me datë 12 prill i është konfiskuar nga Policia.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Average Rating