Vrasja në Pejë, Osmani: Femicidi po merr përmasa të jashtëzakonshme, të ndalet me çdo kusht
Pas vrasjes së sotme në Pejë, ku bashkëshorti vrau gruan, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se femicidi po merr përmasa të jashtëzakonshme.
“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht”, tha Osmani.
Ajo ka theksuar se mënyra e vetme për ta ndaluar femicidin është në qoftë se “rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb.”
“Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni, sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur”, shtoi ajo.
Ndryshe, një grua është vrarë të martën në Pejë, derisa dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj i cili është prangosur nga policia.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante”, theksoi Nikçi.
Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre. Më 12 prill, një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Të Tjera
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit...
Average Rating