Mbi tre mijë të punësuar në kulturë pa paga, prej nesër nisin me protesta
Punonjësit e institucioneve të kulturës nga nesër nisin protestat të cilat nuk do të ndalen deri në marrjen e pagës së muajit mars në përputhje me marrëveshjet kolektive.
Siç njoftoi në konferencën e sotme kryetarja e Sindikatës së punëtorëve të kulturës Vera Atanasovska, paditë për vonesën e pagave janë në proces.
“Nuk është paguar rroga për muajin mars. Janë shkelur të gjitha afatet ligjore dhe tre mijë punonjës të kulturës nuk janë paguar. Më telefonuan nga zyra e ministres së Kulturës ku më thanë se sot në orën 13 duhet të kemi një takim në Ministrinë e Financave. Nuk jam e informuar se për çfarë do të bëhet takimi, por menjëherë më pas kam marrë telefonata nga institucionet e kulturës se punonjës të Ministrisë së Kulturës kanë thirrur institucionet dhe kanë thënë se paga duhet të paguhet pa u përshtatur sipas kontratës kolektive”, theksoi Atanasovska në konferencën për shtyp para Ministrisë së Kulturës.
Sipas Atanasovska, për pak ditë do të mbeten pa sigurim shëndetësor tre mijë punonjës të kulturës dhe familjet e tyre.
“Edhe sot, më 18 prill, nuk ka ende pagë për muajin mars. Të gjithë e dimë shumë mirë që sa herë që zbatohen marrëveshjet kolektive dhe bëhen premtime financiare, ato duhet të harmonizohen me Ministrinë e Financave. Ndërsa ministrja e kulturës më 1 prill nga i njëjti vend premtoi rritje pagash për muajin mars nëse më parë nuk kishte rënë dakord për të njëjtën rritje me ministrin e financave, tani kush e ka fajin për mospagesën e pagave në kulturë”, shtoi Atanasovska.
Sipas Atanasovskas, kjo jo vetëm që kërcënon jetesën e atyre që janë të përkushtuar ndaj artit dhe kulturës, por cënon edhe integritetin e institucioneve tona kulturore.
Të Tjera
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit...
Average Rating