Në këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar
Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria 9 muaj para datës së zgjedhjeve.
Nesër do të mund të votojnë shtetasit të cilëve dokumentet personale u ka skaduar afati prej datës 24 korrik 2023 deri më 24 prill për çfarëdo arsye, sipas ligjit apo afatit të vlefshmërisë.
Kjo dispozitë e Kodit Zgjedhor është pjesë përbërëse e Udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mënyrën e përcaktimit të identitetit të zgjedhësve.
E njëjta dispozitë do të zbatohet edhe për zgjedhjet parlamentare, pasi do të mund të votojnë shtetasit të cilëve u ka skaduar dokumenti personal për çfarëdo arsye, në bazë të ligjit ose për shkak të periudhës së vlefshmërisë nga data 8 gusht 2023 deri në ditën e zgjedhjeve, 8 maj.
Më 7 mars, në kuadër të seancës së 147-të, Kuvendi miratoi me procedurë të shkurtuar pa diskutim ndryshimet dhe shtesat në Kodin Zgjedhor. Siç shpjeguan propozuesit, qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte përpunimi i kuadrit ligjor ekzistues dhe përshtatja e dispozitave të zgjidhjes ligjore ekzistuese në drejtim të një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.
Të Tjera
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit...
Average Rating