KKZ Kumanovë: Në tre vendvotime është ndërprerë votimi, në njërin ka humbur vula
Në dy vendvotime në Kumanovë për shkak të mosfunksionimit të aparateve biometrike, vendvotimet nuk janë hapur me kohë, në vendvotimin 1090 ka humbur vula, njoftuan sot nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) – Kumanovë.
“Sot në mëngjes në Kumanovë janë hapur 164 nga gjithsej 167 vendvotime. Tre nuk ishin të hapura. 1075 për faktin se aparatet biometrike nuk ishin në funksion për më shumë se tre orë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të futur të reja. Edhe për qendrën e votimit 1100. Ndërsa në vendvotimin 1090 ka humbur vula. Në këto vende, sipas informacioneve të mia, votimi nuk ka vazhduar gjatë ditës. Ne prisnim vendimin e KSHZ-së për ndërprerjen e votimit dhe votimi do të përsëritet”, tha kryetarja e KKZ Kumanovë, Elizabeta Stojkovska.
Për pjesën tjetër të vendeve, nuk ka ndonjë vërejtje të veçantë përveç pajisjeve biometrike në disa vende.
“Në vendvotime zakonisht nuk ka ankesa kur aparatet biometrike nuk e regjistron gjurmën e gishtit, por ka mënyrë për të votuar me letërnjoftim nëse votuesi është i regjistruar në listën zgjedhore duke ushtruar të drejtën e votës”, tha Stojkovska.
Të Tjera
BDI, dega – Tetovë: Shkolla e mesme e mjekësisë është futur në borxh 500 mijë euro, drejtori të jep përgjegjësi
Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së në Tetovë, Liridon Disha sot në një konferencë për media ka akuzuar drejtorin e...
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Average Rating