Naim Bajrami: Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Europian
“Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen evropiane të vendit. Mbështetja që kemi nga partnerët tanë evropianë është më e madhe se kurrë dhe ky është një moment dhe një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë”. Këtë e tha sot Naim Bajarami, nga Fronti Europian. Ai gjithashtu theksoi se Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Europian.
“Nuk guxojmë të ndalemi, aq më pak të kthehemi prapa. Ne dimë si ta përgatisim vendin tonë për BE-në duke i thënë “jo” Rusisë dhe “jo” forcave politike që përfaqësojnë mentalitetin e regresionit dhe izolimit të vendit tonë”, tha Naim Bajrami.
“Askush nuk mund të mohojë legjitimitetin e palës tjetër, duke kërkuar legjitimitet nga populli i tyre, të cilin ata e përfaqësojnë, sepse ne jemi një demokraci konsociacionale që paraqitemi si një demokraci konsensusi dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë. Asnjë rrugë tjetër. Çdo aventurë e tillë politike do të jetë e rrezikshme për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe për të gjitha rrethanat politike që do të ndodhin pas 8 majit. Të jeni të sigurt se asnjë grup politik – pushtet nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian, sepse deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar, të popullit turk, të popullit boshnjak, të popullit rom dhe të gjithë kombësitë që përfaqësohen në këtë platformë, në këtë program zgjedhor Evropa 2023-2030”, tha Bajrami.
Të Tjera
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit...
Average Rating