AMS: Rritja e çmimeve të polisave të sigurimit e pajustifikuar dhe pa bazë
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) inkurajon Qeverinë, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në Listën e çmimeve të ulë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm ndaj përgjegjësisë automobilistike.
Siç thuhet në njoftim, AMS-ja, si rregullator i tregut të sigurimeve, bën me dije edhe një herë publikisht se veprimi që kompanitë e sigurimeve rritën çmimet e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike është krejtësisht i pajustifikuar dhe i pabazë.
Argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit janë renditur në analizën e dorëzuar në komisionin kompetent në Ministrinë e Financave.
Rritja e çmimit të sigurimeve nuk është në funksion të forcimit të mbrojtjes së të siguruarve. Përkundrazi, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të shoqërive të sigurimeve.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating