Fronti Evropian vendosi që të tërhiqet nga vendimi për të mbajtur tubimin në Tetovë më 6 maj

Read Time:1 Minute, 5 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si udhëheqës i koalicionit Fronti Evropian, ka vendosur që tubimi që ishte planifikuar të mbahet më 6 maj në Tetovë, do të mbahet një ditë më herët.

“Tubimi përmbyllës për Zgjedhjet parlamentare i Frontit Europian do të mbahet me 05 Maj, 2024  në “sheshin Iliria” në Tetovë me fillim në ora 20:00”, njoftoi BDI-ja.

Nga kjo parti kanë vlerësuar që ky ndryshim është bërë me qëllim prishjen e planit të Rusisë dhe Putinit për eskalimin e situatës. Ata kanë vlerësuar që Bilall Kasami është një vegël e Rusisë së Putinit që ka për qëllim realizimin e qëllimeve ruse në vend.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar që koalicioni Vlen i pari ka paraqitur informacionin në komunë për mbajtjen e tubimit përmbyllës në Tetovë më 6 maj. BDI-ja kishte paralajmëruar tubimin përmbyllës në kohën dhe vendin e njëjtë si koalicioni opozitar VLEN.

Ndryshe, tubimet e planifikuara përmbyllës për një ditë në Tetovë, kanë shkaktuar përplasje në mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Këta të fundit kishin deklaruar se se tubimi i tyre do të mbahet dhe për këtë kanë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e Komunës së Tetovës.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.Portalb.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kë do ta përkrahë Fronti Evropian për president? – Ky është qëndrimi i tyre
Next post Mickoski: Përveç që ia urova Taravarit rezultatin, nuk kam komunikim tjetër me opozitën, i presim rezultatet e 8 majit