SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
Sindikata për Arsim do të kërkojë nga Qeveria e ardhshme dhe Ministri i Arsimit që t’i heqin të gjitha mangësitë që janë konstatuar nga mësimdhënësit në konceptin e ri arsimor, i cili u zbatua si pilot- projekt nga ky vit shkollor.
“Nuk e di nëse do të vazhdojë të realizohet koncepti apo ndoshta do të ketë ndonjë ndërprerje dhe ndonjë “bajpas” derisa kjo gjeneratë të vazhdojë kështu deri në fund, por të gjitha ato vërejtje që i bëjnë kolegët e fushës, të cilët thonë se disa gjëra nuk janë të realizueshme, do të kërkojmë që të ndryshohet ligjërisht dhe ndryshimet të bëhen praktikisht me realizim”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Në SASHK thonë se do të kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për problemin e mungesës së teksteve shkollore. Nedellkov thotë se përgjegjësia për këtë gjendje është vetëm e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Mësuesit janë të përgatitur dhe të edukuar, që edhe pa tekste mësimore, mësimin ta kryejnë me cilësi. Është problem më i madh për nxënësit dhe prindërit. Dhe mendoj se është e palejueshme, nëse është e rregulluar me ligj që arsimi të jetë falas, ndër të cilët tekstet dhe mjetet mësimore të dorëzohen në kohë, atëherë është obligim i shtetit që kjo të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”, shtoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
“Mësuesit nuk mund t’u kërkojnë nxënësve njohuri më të mëdha se këto që i kanë, nga shënimet nëpër fletore. Tekstet shkollore na ndihmojnë, por për konceptin e ri të punës sipas programit të ri, duhet të dimë se çfarë duhet të bëjmë me nxënësit. Kjo s’ka të bëjë as me drejtorët, as me mësuesit e as me nxënësit. Ministria e Arsimit është e obliguar të bëjë shpërndarjen e teksteve”, deklaroi Marina Gjorgoska – drejtoreshë e SH.F “Hristo Uzunov”- Ohër.
Ndryshe, Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi që në muajin tetor ka ngritur padi kundër Ministrisë së Arsimit për shkak të mungesës së teksteve në shkollat fillore në mbarë vendin. Nga gjithsej 126 tekste shkollore, mungojnë 43. /Miki Trajkovski
Të Tjera
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Iseni i bie pishman, e heq pjesën ku shkroi “qërim hesapesh nga grupet kriminele”
MPB ka indikacione se në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qërim hesapesh nga e kaluara nga grupe të...
Average Rating