Kryetari i partisë greke nga foltorja Parlamentare grisi Marrëveshjen e Prespës
Kjo është Marrëveshja e Prespës. Nëse do të kishte një qeveri greke të besueshme, kombëtare, patriotike, shoqërore, popullore, do ta kishte bërë këtë, tha lideri i partisë së djathtë nacionaliste “Zgjidhja greke”, Kirjakos Velopulos, nga foltorja e Kuvendit dhe grisi fletën me Marrëveshjen e Prespës.
Në seancën e sotme në Parlament në të cilën u diskutua për një ligj të Ministrisë së Kulturës dhe temë nuk ishte aspak politika e jashtme greke, Velopulos iu referua të ashtuquajturave çështje kombëtare.
“Nuk ekziston as Maqedoni e Veriut dhe as e Jugut, Maqedonia është një dhe është Greqia dhe ju e thatë këtë në protesta. Tani ju e quani Maqedoni e Veriut. Problemi ynë nuk është presidentja e Shkupit, problemi është mënyra se si ata mësojnë historinë e tyre, logjika me të cilën zgjedh vetë populli. Kë? Komitetet. VMRO është gjëja më e keqe që një komb mund të zgjedhë. Një parti fashiste dhe naziste, një parti e rregullt naziste”, tha Velopulos.
Ai drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë greke, duke i bërë thirrje asaj të sillte për ratifikim tre memorandumet “që të votojnë të gjitha partitë kundër”.
“Sillni memorandumet për bashkëpunim me Shkupin, të votojmë të gjithë kundër, sepse ata e anuluan marrëveshjen, e jo ne”, tha Velopulos.
Zgjidhja greke është një parti që ishte e gjashta në zgjedhjet e vitit të kaluar me 4,44 për qind të votave dhe fitoi 12 deputetë, ndërsa sipas sondazheve të fundit të opinionit publik në Greqi, ka një vlerësim të rritur që arrin deri në 7% dhe lëviz në pozitën e katërt dhe të pestë.
Të Tjera
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit...
Average Rating