VIDEO/ 3 milionë euro, kjo është rezidenca madhështore e Loredanës në Zvicër
Reperja e njohur, Loredana Zefi, jeton prej vitesh mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Sukseset e saj jashtë vendit nuk kanë patur të ndalur në këto vite.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur reperja është shpallur si më e dëgjuara në shtetin gjerman.
E bashkë me suksesin, vijnë edhe përfitimet ekonomike për të cilat publiku ka veçanërisht shumë kuriozitet. Sipas të dhënave jozyrtare të ardhurat e Loredanës janë 879 mijë dollarë në 2024. Është një parashikim i përafërt dhe mund të ndryshojë në intervalin midis 868,2 mijë dollarë – 999,9 mijë dollarë.
Pasuria e saj ka qenë një temë shumë e diskutuar jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por sidomos në Zvicër. Ndonëse shifrat e sakta nuk bëhen publike, ajo ka korrur pasuri të konsiderueshme përmes karrierës së saj të suksesshme muzikore. Me hite të shumta në krye të top-listave, koncerte të shumta, bashkëpunime me brande të ndryshme dhe një bazë të dedikuar fansash, të ardhurat e Loredanës përfshijnë shitje këngësh, honorare nga transmetimi, të ardhura nga koncertet dhe partneritete fitimprurëse. Për më tepër, ajo ka hyrë në botën e biznesit duke duke bashkëpunuar me marka të ndryshme.
Së fundmi, në Internet është publikuar një video e rezidencës së saj me vlerë 3 milionë euro që ndodhet në qytetin piktoresk Emmen në Zvicër. Sikurse thuhet në video, ajo mishëron stilin modern të jetesës së reperes e cila jeton aty bashkë me vajzën e saj, Hana.
Dies ist Loredanas Haus Im Wert Von Über 3 Millionen Euro! #immobilien… | TikTok
Veçoria e kësaj shtëpie është padyshim arkitektura bashkëkohore që përzihet në mënyrë harmonike me mjedisin. Dritaret e mëdha dhe hapësirat e hapura ofrojnë pamje mahnitëse të peizazhit përreth dhe krijojnë një atmosferë të ndritshme dhe tërheqëse.
Brenda rezidencës është studioja private ku Loredana shkruan tekstet e saj dhe krijon muzikë. Gjithashtu, prona ka një kopsht të madh përrallor.
Të Tjera
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit...
Average Rating