Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia
Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së. Ai ka shkruar në Facebook se këtë e bën për shkak të parandalimit të fragmentimit dhe polarizimit të mëtutjeshëm të anëtarësisë së tyre.
FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË
“Misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai vë në spikamë bashkëpunimin, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, që mund të arrihen ndryshe nga tani, duke i kthyer vlerat socialdemokratike. Një gjë e tillë është krejtësisht ndryshe nga traditat e mëparshme politike të sjelljes ndaj shtetit, madje edhe ndaj partisë. Pres dhe besoj se ideologjia dhe vlerat do të bëjnë ndryshimin dhe dallimin, fillimisht në LSDM, e më pas edhe në shtet.
Ai tha se nuk pranojnë më kompromise me vlerat themelore socialdemokratike siç është bërë në dy vitet e fundit e më shumë.
Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë si rezultat i humbjes së madhe të LSDM-së në zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale, shkak I së cilës do të bëhen edhe zgjedhjet brendapartiake. Zgjedhjet brendapartiake të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor.
Të Tjera
Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
“Sot ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjith komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë...
“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së
dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të...
Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Informacionet e fundit për vdekjen e dyfishtë në Sllatinë të Tetovës, thonë se babai është lëshuar nga policia dhe është...
Rrahje mes dy mjekëve në spitalin e Tetovës
Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell...
MPB: Të dhënat fillestare nga autopsia flasin se nëna dhe bija nga Sllatina janë helmuar
Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin...
Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit...
Average Rating