Mos-deklarimi i pronës, Antikorrupsioni ndërpret mbi 20 procedura të zyrtarëve
Komisioni Antikorrupsion ndërpreu mbi 20 procedura kundër zyrtarëve për mosparaqitje të pronës. Bëhet fjalë për shkelje të cilat ish anëtarët e bordeve drejtuese apo mbikëqyrëse i kanë kryer në vitin 2021 dhe 2022, ndërsa për shkak se nuk janë ndërmarrë veprime në kohë, lëndët janë vjetërsuar.
“Procedura e shkeljes nuk mund të udhëhiqet nëse kalojnë 2 vite nga dita që është bërë shkelja. Kjo dispozitë zbatohet në këtë rast. Për shkak se kanë kaluar më shumë se dy vite nga dita që është bërë shkelja, nuk është inicuar asnjë procedurë e shkeljes, është bërë vjetërsimi i veprës”, tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion.
“Duhet të konstatojmë për fat të keq se shkelja është më 31.07.2021 dhe nuk janë ndërmarrë veprime nga ana e komisionit në kohë. Kjo lëndë, sipas dispozitave të ligjit për shkelje është vjetërsuar dhe prandaj propozoj që të ndërpritet procedura për këtë lëndë”, deklaroi Zoran Bogoevski, anëtar i Antikorrupsionit.
“Në rastin në fjalë është bërë vjetërsim për inicim dhe udhëheqje të procedurës së shkeljes. Propozoj propozim vendim që të ndërpritet procedura”, theksoi Servet Demiri, anëtar i Antikorrupsionit.
Ndërprerja e këtyre procedurave u bë në kuadër të vazhdimit të seancës së gjashtë që Antikorrupsioni e filloi të hënën. /Alsat.mk
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Average Rating