Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut

Read Time:3 Minute, 57 Second
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij, ndërkohë që ka vlerësuar se rajoni është çelësi i sigurisë së Evropës. Kryediplomati turk, ka takuar të enjten ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, kryeparlamentarin Afrim Gashi, është pritur edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski. Kdp.mk mëson se në orët e mbrëmjes  zyrtari i lartë nga Ankaraja zyrtare ka pasur një takim edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kryefjala e të gjitha takimeve raportohet të ketë qenë thellimi i bashkëpunimit dypalësh, përfshirë dhe prolemin me praninë e elementëve të organizatës FETO, terroriste për Turqinë, por edhe situata në rajon e më gjerë, shkruan KDP.  Shefi i diplomacisë turke, Fidan, ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. “Zgjidhja e problemeve në rajon nuk mund të pritet vetëm nga aktorët e jashtëm, vendet e rajonit duhet të punojnë aktivisht për zgjidhjet”, tha Fidan në konferencën për shtyp. Ai theksoi se vendi i tij po bën përpjekjet e nevojshme për të ofruar mbështetje për rajonin. “Türqia merr pjesë aktive në tejkalimin e vështirësive në BeH dhe Kosovë nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit. Ne as nuk duhet të mendojmë për dhunën dhe luftërat”, shtoi ai. Ai gjithashtu theksoi se organizata terroriste FETO është kërcënim për çdo vend ku ajo është aktive. Duke u ndalur në ngjarjet në Lindjen e Mesme, Fidan vuri në dukje se brutaliteti në Gaza vazhdon ende, duke shtuar se tensionet janë përhapur edhe në Bregun Perëndimor dhe provokimet kundër Al-Aksës e përkeqësuan edhe më shumë situatën tashmë të tensionuar. Kryediplomati turk ka vlerësuar se kryeministri izraelit është ai që po saboton të gjitha përpjekjet për armëpushim në Rripin e Gazës: “Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është personalisht më përgjegjës për gjenocidin në Gaza. Netanyahu vazhdon të mbjellë vdekje dhe terror për hir të qëndrimit në pushtet. Netanyahu po saboton të gjitha përpjekjet për një armëpushim dhe vazhdon të shembet negociatat e armëpushimit duke imponuar vazhdimisht të reja kushte”, tha Fidan duke bërë thirrje që bashësia ndërkomëtare të ndalojë Netanyahun, për shkak se, tha ai, “heshtja për masakrën është sinonim i bashkëpunimit në këtë krim,” tha Fidan. Pas takimit në Ministrinë e Jashtme, mikpritësi i tij, Timço Mucunski ka vlerësuar lartë mbështetjen e Turqisë, por edhe gatishmërinë e Sjhkupit zyrtar për vendosjen e një këshilli të lartë për bashkëpunim: “Me Turqinë, partnerin dhe aleatin tonë në NATO, ndajmë pikëpamje dhe shqetësime të përbashkëta për sigurinë dhe kërcënimet e tjera rajonale, si dhe interes të përbashkët për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Evropës Juglindore. E njoftova kolegun tim me situatën aktuale në rajon, parë nga perspektiva jonë, e cila është tërësisht e fokusuar në procesin e reformave të BE-së dhe integrimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, – tha Mucunski. Theksova se bashkëpunimi ekonomik dhe politik ndërmjet dy shteteve është me një rëndësi të madhe dhe se ka nevojë për thellimin e tij të mëtejshëm. Në këtë kontekst u diskutuan mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së kompanive turke në ekonominë maqedonase dhe për investime të reja nga Turqia. Si aleatë të NATO-s, theksuam rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit në rajon, duke potencuar se diplomacia mbetet kyçe për zgjidhjen e të gjitha konflikteve,” – shkruar për takimin me ministrin e Jashtëm të Turqisë, kryeministri Hristijan Mickoski në faqen e tij në Faceook. Në këtë frymë është edhe vlerësimi i keut të Kuvendit Afrim Gashi, që po ashtu priti shefin e diplomacisë turke: “Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale. Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”. Me mysafirin nga Turqia, është takuar edhe një delegacion i VLEN-it: “Së bashku me Izetin, Zeqirijain dhe Halil Snopçen e takuam ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Me ministrin diskutuam rrjedhat e përgjithshme politike në vend, rolin konstruktiv që e kanë ministrat e VLEN-it në këtë qeveri, si dhe për relacionet që i ka koalicioni VLEN me komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut. Ministri Fidan na uroi për koalicionin VLEN dhe për përfaqësimin e deritanishëm!” – ka shkruar në Facebook, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Kdp.mk mëson nga burime të mirinformuara se ministry i Jashtëm I Turqisë, Hakan Fidan, në orët e para të mbrëmjes ka pasur një takim veççmas  edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Takimi është zhviluar në mjediset e hotelit Hilton dhe ka zgjatur diçka më pak se një orë./KDP/
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Next post Të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk ndihen fajtorë, publiku nuk përjashtohet nga seanca