Petrovska: VMRO-DPMNE ia arriti qëllimit, na largoi nga BE! Shqipëria vazhdon tutje ne mbetemi në vend
“Qeveria e arriti qëllimin e saj, që është të distancojë Maqedoninë e Veriut nga BE-ja. Fakti që Shqipëria do të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian, derisa ne të mbetemi në vend, ishte ajo që donte DPMNE-ja”, tha deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, në emisionin debatues “Analizë”, në TV 24.
“VMRO-DPMNE-ja dhe qeveria do të bëjnë gjithçka që sa më shpejt të largohen nga BE-ja, sepse kjo u shkon për shtat, dhe deklaratat e tyre se po na ndodhin padrejtësi, pa ofruar plan, janë vetëm arsyetime dhe nuk i përshtaten deklaratave të shtetarëve dhe politikanëve përgjegjës”, tha Petrevska.
“Me pretekstin se po i mbrojnë interesat kombëtare, e përkundrazi po i mashtrojnë qytetarët me kredi në dukje të lira kineze, DPMNE nuk ka plan për rrugën drejt Bashkimit Evropian, mekanizmat e kontrollit të të cilit në shtet nuk i përshtaten qeverisë”, theksoi Petrevska.
Ajo theksoi se DPMNE-ja i ka gënjyer qytetarët, sidomos kur u ka premtuar se do të rinegociojë kornizën e negociatave.
“DPMNE po digjet sepse kanë dalë në dritë gënjeshtrat se do të rinegociojnë një kornizë më të mirë negociuese dhe se do ta kthejnë emrin. Nuk kanë plan. Kur morëm vendimin që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në, për DPMNE-në të gjithë e kanë fajin, vetëm ata jo. Kur LSDM-ja e pranoi kornizën e negociatave, ne e kishim të qartë se kjo është rruga e vetme për në BE dhe morëm një vendim të guximshëm. Qeveria aktuale nuk e realizoi atë që premtoi se do të përfaqësonte. Qytetarët duan integrim më të shpejtë në BE. Obligim i DPMNE-së është të vazhdojë procesin e integrimeve evropiane të vendit”, tha deputetja Petrovska.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating