BDI, dega – Tetovë: Shkolla e mesme e mjekësisë është futur në borxh 500 mijë euro, drejtori të jep përgjegjësi

Read Time:1 Minute, 21 Second

Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së në Tetovë, Liridon Disha sot në një konferencë për media ka akuzuar drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë, Binas Pajaziti për keqpërdorime në këtë insitucion, duke e futur në borxh 500 mijë euro.

Teksti integral nga konferenca e sotme:

Të nderuar qytetarë, Të nderuara media, Jemi sot para shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë për të alarmuar institucionet për shumë parregullsi që janë shkaktuar nga drejtori i shkollë Binas Pajaziti në menaxhimin e këtij institucioni. Parregullsite dhe mallverzimet janë të natyrave të ndryshme. Prej te tenderët për rinovimin e objektit, furnizimin me materiale, organizimin e shëtitjeve, blerjen e uniformave dhe shumë të tjera. Kërkojmë që personi në fjalë sa më shpejtë të jep dorëheqje ose të shkarkohet nga Sektori i Arsimit, si dhe emërimi i drejtorit të ri të mos bëhet duke u bazuar në vota po në cilësi, kapacitet dhe aftësi menaxhimi. Për drejtorin aktual Binaz Pajaziti, qarkullojnë informatat se ka keqpërdorur me fondet e shkollës së mesme medicinale, duke filluar nga shëtitjet e nxënësve, uniformat, rinovimet dhe gjithçka që ka bërë që kur është emëruar drejtor. Me të ardhmen e fëmijëve tanë nuk guxon të luaj askush! Prej kur ka ardhur ky pushtet, në çdo institucion të komunës, njerëzit e afërt me Bilall Kasamin kanë keqpërdorur pozitat e tyre për përfitime materiale. Ftojmë organet kompetente që të fillojnë hetimin e këtij rasti në shkollën e mesme të mjekësisë. Tetova nuk meriton të trajtohet kështu. Tetova gjithmonë ka qenë vatër e arsimit në këto troje, dhe si e tillë duhet të vlerësohet gjithmonë, jo të mbetet në duart e keqpërdoruesve, përfundon konferenca.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”
Next post Dëshmoi nëna e Vanjës: Babai i saj që nga momenti i parë tha se vajza është rrëmbyer