Rama: Jemi të mërzitur për Maqedoninë e Veriut!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas nisjes së bisedimeve për aderim në BE të Shqipërisë, tha se ndjehet keq për pozitën në të cilën është Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Rama tha se qëndron prapa gjithçka që ka deklaruar për Bullgarinë, respektivisht që pikë pamjet historike nuk mund të pengojnë anëtarësimin e një vendi në BE.
“Më duhet të them se ndjehemi të mërzitur, e them sinqerisht, për faktin që Maqedonia e Veriut e jonë vëllazërore, nuk mundet ende të futet në këtë fazë të procesit, deri sa ata janë ndër të parët, ndoshta të parët që nisin procesin. Kur flas për poshtërimet ndaj nesh, tre herë të refuzuar për të nisur bisedimet aderuese, pastaj ndihem disi i turpëruar, sepse më duhet të mendoj për poshtërimin ndaj Maqedonisë së Veriut, ata e ndërruan edhe emrin për të nisur këtë dhe po, qëndroj prapa gjithçka që thash për miqtë tanë bullgarë, sepse historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet aderuese për asnjë shtet, pikëpamjet e ndryshme mbi atë se kush ishte nëna e heronjve tanë dhe me kë bënte dashuri dhe cili ishte identiteti biometrik në atë kohë dhe me kë ishin të lidhur kur ishin duke vendosur për të bërë dashuri. Janë tema interesante për historianët, por nuk janë pjesë e çdo gjëje që na lidhë që të jemi pjesë e BE-së. Kjo qëndron, nuk është sulm ndaj miqve tanë bullgarë”, tha ems tjerash Rama./tv21.tv
Të Tjera
FNA: Udhëheqësi i përjetshëm i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, shpërblehet me postin e pro-Rektorit për shkencë
Tetovë, 28 Nëntor 2024 – Vullnet Ameti, i cili ka thyer rekord me dhjetëra shkelje ligjore dhe statutare, të denoncuara...
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Average Rating