Mickoski kundërshton idenë e Akademisë Shqiptare: Nuk kemi para për shoqata

Read Time:3 Minute, 29 Second

Idea e koalicionit të partive shqiptare në qeveri VLEN, për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencës dhe Arteve, të cilët njoftuan se katër komunat e udhëhequara nga VLEN, do ta mbështesin financiarisht këtë iniciativë , ka ngritur reagime të shumta në opinion.

Kryeministri i vendit Hristijan Micksoki, theksoi se nuk dëshiron që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare, por sipas tij, nevojitet të shpenzohen për infrastrukturë, shkolla, bulevardet dhe parqe.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Janë disa nga partitë opozitare në Parlament që do të rrisin apo ulin rejtingun nëse diskutohen tema të tilla. Ne si Qeveri dhe unë si kryeministër mbetemi të përkushtuar për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie. Unë nuk do të flas për tema që politizohen. Këshilltarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë buxhete të tilla brenda komunave”.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, tha se nuk e mbështesin nismën e koalicionit VLEN, pasi sipas tij, ata nuk janë të interesuar të mbështesin projekte të cilët siç tha, cenojnë interesin e qytetarëve dhe të cilat denigrojnë ata që është shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

FATON AHMETI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË

“Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare. Mendoj që nuk ja vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla, të cilat e devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare çështjen e akademisë në këtë rast. Dmth nuk jemi pjesë e planeve dhe nuk jemi pjesë e projekteve të tilla. Nuk jemi të interesuar për të mbështetur projekte të cilat cënojnë interesin e shqiptarëve dhe projekte të cilat denigrojnë atë që është shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

LSDM është kategorikisht kundër krijimit të një Akademie paralele të Shkencave dhe Arteve, sepse do të thotë etnizimi i shkencës dhe krijimi i institucioneve etnike, në vend që të ket institucione për të gjithë qytetarët, ka deklaruar deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçulleski.

MITKO TRAJÇULLESKI, DEPUTET I LSDM-SË

“LSDM nuk do të mbështesë asnjë paralelizëm në institucione dhe do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat në dispozicion nëpër komuna që shpallin se synojnë ta financojnë këtë projekt me paratë e qytetarëve. Komunat janë të të gjithë qytetarëve, buxheti është i të gjithë qytetarëve dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve, për të investuar në zgjidhjen e problemeve dhe jo në krijimin e përçarjeve dhe tensioneve. Njoftojmë se këshilltarët e LSDM-së në këto komuna nuk do ta përkrahin Buxhetin për vitin e ardhshëm 2025”.

E kjo iniciativë e VLEN-it, në mënyrë ironike ka gjetur përkrahje nga këshillitari në qytetin e Shkupit dhe ish ministrit të Financave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, i cili në rrjetin social Twiter ka shkruar një urim të madh. “Përkrah fuqishëm iniciativën për themelimin e Shoqërisë Shkencore Artistike me titull pune “Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Artit” me seli në Tetovë, ka thënë ai.

Ndërkaq, nga koalicioni VLEN deklarojnë se Akademia shqiptare është ekskluzivisht projekt shkencor që duhet të avancohet mendimi akademik.

VLEN

“Duke qenë se shqiptarët janë sistematikisht të diskriminuar në ASHAM, intelektualët shqiptarë nuk kanë një hapësirë ku të veprojnë. Për këtë arsye, ne detyrohemi të krijojmë një platformë që do të mundësojë zhvillimin e mendimit shkencor. Ndërkohë që ASHAM tregon ngurtësi ndaj reformave dhe refuzon të pranojë realitetin e tanishëm faktik, intelektualët shqiptarë janë të detyruar të krijojnë platform që nuk do të operojë sipas politikës apo kritereve etnike, por vetëm në bazë të shkencës”.

Nga VLEN, ju bëjnë thirrje të gjitha partive politike që siç thonë, në vend që të kritikojnë, të marrin guximin dhe të japin mbështetje ndaj kësaj nisme, në mënyrë që përmes një debati gjithëpërfshirës të gjendet një zgjidhje e drejtë për përfaqësimin e shqiptarëve në qarqet më të larta akademike. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryetarët e katër komunave të drejtuara nga koalicionit VLEN, ai i Tetovës, Bilall Kasami, i Çairit, Visar Ganiu, i Gostivarit Valbon Limani dhe kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, në Tetovë kanë takuar intelektualë shqiptarë, me çka theksuan se arsyeja e takimit ka qen dinamizimi i realizimit të projektit shkencor të koalicionit VLEN, për krijimin e Akademisë Shqiptare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, rrokulliset furgoni, tre të vdekur!
Next post Akoma asnjë përgjegjës për vdekjen e foshnjës 14 muajshe