Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe
Komuna e Gazi Babës në Shkup po vazhdon të injoroj zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare konform ligjit.
Thuajse më shumë se dy vite nga shpallja e rezultateve të regjistrimit të popullsisë, kjo komunë nuk po zbaton gjuhën shqipe, duke filluar nga tabelat, mbishkrimet e tjera, faqja e internetit, por edhe pjesa e dokumenteve, përcjell INA.
Me regjistrimin e fundit të popullsisë të 2021, shqiptarët në këtë komunë dolën mbi 20% të popullsisë, duke plotësuar kushtin e përdorimit të gjuhës së tyre në nivel komunal, derisa deri atëherë ishin 17%.
Kryetari i komunës, Boban Stevkosvski kohë më parë theksoi për INA se po punon në atë drejtim, por nuk dha afate se kur do të ndodhë plotësimi i të gjitha kjo.
I pyetur se përse nuk po vendoset tabela me mbishkrimin në shqip, ai nuk ka ndonjë afat.
Shqiptarët në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale arritën të sigurojnë vetëm 1 këshilltarë (nga BDI), si shkak i përçarjes midis spektrit politik, derisa VMRO-DPMNE numëron 17 këshilltarë, LSDM 7 këshilltarë, E Majta 2 këshilltarë.
Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve të 2018, institucionet obligohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t’i ndryshojnë emrat ose mbishkrimet në hyrje të institucionit dhe t’i shkruajnë ato njësoj në shqip dhe maqedonisht, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucionet dhe njësitet rajonale obligohen t’i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhet t’i zbatojnë ndryshimet tërësisht. Por, me këtë komunë kjo nuk ka ndodhur.
Për ata institucione që nuk do të zbatojnë këto ndryshime ligjore, do të shqiptohen gjoba prej 4 deri në 5 mijë euro.(INA)
Të Tjera
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përgëzon ish-ushtarin e UÇK-së, Fitor Jakupi, për qëndresën e tij në Këshillin Komunal
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur respekt për ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fitor Jakupi, si...
Ministrja e Qeverisë së Mickoskit: Unë deklaroj se kam vetëdije dhe origjinë bullgare
Media bullgare BGNES ka publikuar një tekst në të cilin thotë se përcjell përmbajtjen e deklaratës së Sanja Bozhinovskës, ministres...
Ali Ahmeti në Pllasnicë: Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit...
Bytyqi: Shfuqizimi i përkatësisë etnike është hap drejt prishjes së harmonisë ndëretnike
Deputeti i LSDM-së dhe ish-zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi shfuqizimi i përkatësisë etnike është hap drejt prishjes së harmonisë ndëretnike. “Krejt...
Lëvizja Demokratike themelon “Insistutin Demokratik” dhe Komisionin për strukturim partiak
Lëvizja Demokratike në mbledhjen e fundit të Këshillit themelues në mënyrë unanime vendosi themelimin e Komisionit për organizimin dhe strukturimin...
Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, thotë se Kuvendi është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe bullgarët,...
Average Rating