Miliona euro për avokatët në Hagë/ Ish-eprori i UÇK-së ‘godet’ të akuzuarit: Ishin milionerë, do të dalin multimilionerë!

Read Time:1 Minute, 46 Second

Miliona euro nga buxheti i shetit të Kosovës, kanë shkuar tek avokatët e të akuzuarve në Hagë.

Për këto miliona në Kosovë, ka pasur reagime të shumta.

Opozita, sidomos e krahut të luftës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të rrisin buxhetin për të paguar avokatët mbrotjës në Gjykatën Speciale.

Mirëpo, ka edhe mendime të tjera, të kundërta prej tyre për këto pagesa milionëshe.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se kurrë nuk do të pranonte një avokat mbrojtës nga askush dhe në asnjë rrethan pa marr parasyshë procedurat gjyqësore.

Ai thotë se ka filluar luftën për çlirimin e Kosovës dhe për egzistencën e popullit shqiptar, vendit dhe familjet, prandaj shton se, nuk do të mbrohej nga asnjë avokat, teksa kritikon dhepërmend shumat e mëdha të avokatëve në Hagë.

“Pa llogaritur pesë avokatët e Hashim Thaçit, edhe nja 20 persona të tjerë, vetëm avokati i ndërruar i Kadri Veselit kishte marr mbi 4.000.000 euro nga shteti i Kosovës. Paramendoni ishin edhe 11 njerëz të tjerë, e ndër ta edhe tre politikanë nga Kosova që paguheshin kinse për mbrojtjen e Kadri Veselit”, thotë Miftari.

Ai pyet se me këto pagesa, a po tregohet në Hagë lufta e pastër plotësisht dhe e drejtë si dhe pafajësia e tyre, apo po blihet pafajësia me miliona euro të shtetit të varfër të Kosovës?

“Hajna gjatë luftës, hajna aps lufts, hajna edhe gjatë qëverisjeve në pushtet, e mbetën edhe hajna gjatë mbajtes së tyre në burg…”, vazhdon ai.

Miftari kritikon tërheqjen e avokatëve nga Gjykata Specile që sipas tij, është shndërruar në një llojë të biznesit për avokat dhe për disa të akuzuar.

“Këta pasi kanë shkuar në burg si milionera do të dalin nga aty si multi milionera që paguhen nga shteti i Kosovës”, vazhdon ai.

“Jo vetëm që na vodhën miliarda gjatë luftës dhe pas luftës sa ishin në liri dhe në Qeveri, por të njëjtit sot po na vjedhin edhe nga burgu. Duhet me ua pranu se janë tëzot në profesionin e tyer si hajduta dhe se nuk kanë konkurrencë”, përfundon Naim Miftari.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Hamasi konfirmon vdekjen e liderit
Next post Faton Ahmeti: Kontributi i Komandant Ilirit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë tonë