
LSM kërkon që paga minimale në Maqedoni të bëhet 462 euro
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale në Maqedoni të bëhet 28.567 denarë (rreth 462 euro), respektivisht të rritet për 6.000 denarë për dallim të asaj aktuale, që është 22.567 denarë.
Nga LSM kërkojnë që punëdhënësit të mos paguajnë kontribute shtesë për pjesën e rritur të pagës në periudhë prej 12 muajve.
“Atë që e propozojmë, është që sot deputetët, ashtu siç ishin bashkë për t’i ruajtur shpenzimet e tyre për transport, të votojnë për propozimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, për rritje shtesë të pagës minimale për 6.000 denarë, që do të thotë edhe rritje shtesë e pagave të tjera në Maqedoni. Atë që e propozojmë është që rritja shtesë e pagave për 6.000 denarë në sektorin privat dhe publik, të bëhet patjetër që para asaj të lirohen, ose subvencionohen për pjesën e kontributeve për dallimin e harmonizimit ligjor të pagës minimale, deri në rritjen e pagës minimale për 6.000 denarë shtesë. Dhe në këtë mënyrë punëdhënësit në sektorin privat, të lirohen ose subvencionohen për pagesën e kontributeve, përfshi sigurimin social, më së tepërmi 12 muaj”, tha Slobodan Trendafilov nga LSM.
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating