
Erdogan: Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se siguria e Evropës pa Turqinë është e paimagjinueshme.
“Turqia e konsideron procesin e saj të anëtarësimit në BE si prioritet strategjik pasi është pjesë e pandashme e Evropës”, tha presidenti Erdogan gjatë një iftari të shtruar me ambasadorët e huaj që shërbejnë në Ankara.
“Po bëhet gjithjnë e më e pamundur që Evropa të vazhdojë si një aktor global pa zënë vendin e duhur Turqia”, ka thënë më tej Erdogan.
Më tej, presidenti turk paralajmëroi se Izraeli nuk do të gjejë “paqen që kërkon” pa krijimin e shteti të pavarur palestinez me “integritet territorial bazuar në kufijtë e vitit 1967”.
“Sikur të mos mjaftonin thirrjet e tyre për aneksimin e Bregut Perëndimor, ministrat e qeverisë izraelite po luajnë me zjarrin me provokimet që vënë në shënjestër xhaminë Al-Aksa”, theksoi Erdogan.
Ai përsëriti se xhamia historike është një “vijë e kuqe” për Turqinë.
Presidenti Erdoğan gjithashtu kërkoi që muslimanët të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes globale, një status që ai tha se e meritojnë plotësisht.
“Muslimanët, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së botës, duhet të përfaqësohen në proceset globale të vendimmarrjes ashtu siç e meritojnë”, tha Erdogan në fjalën e tij para ambasadorëve të huaj.
Erdogan gjithashtu theksoi domosdoshmërinë absolute për të pasur një vend islam me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një pikë që ai gjatë viteve e ka theksuar në kuadër të nismës së tij “bota është më e madhe se pesë”.
“Të kesh një vend islam me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk është më vetëm një nevojë, por një domosdoshmëri”, tha Erdogan.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating