
Maqedonia thellon bashkëpunimin me Hungarinë
Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucinski dhe ministri hungarez i Politkës së Jashtme dhe Tregtisë. Peter Sijarto sot pasdite në Budapest nënshkruan plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik në tema të dakorduara të ndërsjellta për integrim në BE, proceset e administratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Me takimin Mucunski – Sijarto fillojnë aktivitetet në kuadër të samitit qeveritar Hungari-Maqedoni që sot dhe nesër do të mbahet në Hungari. Në delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut të cilin e kryeson kryeministri Hristian Mickoski janë 10 ministra dhe dy zëvendësministra.
Ministri hungarez në konferencën për shtyp foli edhe për ngjarjet lidhur me luftën në Ukrainë, duke cekur se falë ndryshimeve në anën tjetër të Atlantikut janë të mundura ndryshimet.
Shefi i diplomacisë së vendit tonë, lidhur me Ukrainën tha se shteti angazhohet pa kushte dhe arritje sa më të shpejtë të paqes dhe sigurisë në botë, duke përkujtuar se së bashku me Hungarinë javën e kaluar ishim bashkësponzorizues të Rezolutëss për paqe në Ukrainë.
Në pajtim me agjendën, janë paraparë takim tet-a-tet mes dy kryeministrave, si dhe takime bilaterale mes ministrave të resorëve të të dy qeverive, pas çka nesër do të pasojë edhe mbledhja e përbashkët e të dy qeverive.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating